Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Asani, rekorde dhe “gjyqe”/ Futbollisti shqiptar shënon golin jubilar 1100 për ekipin e tij

schedule12:40 - 26 Gusht, 2026

schedule 12:40 - 26 Gusht, 2026

Azia I ka sjellë lavdi, por edhe shqetësime pa fund.

Që nga Koreja e Jugut në Iran, Jasir Asani është një hero kontinental, dhe ja ku ishte autor I një goli jubilar.

Futbollisti I kombëtares shqiptare realizoi për 1-0 në derbin ndaj Sepahanit, dhe kjo ishte rrjeta numër 1100 për klubin e tij, Esteglal, në historinë e kampionave iraniane.



Një rekord, pasi asnjë skuadër tjetër nuk ia ka dalë më shumë.

Ky ishte edhe realizimi I tij I parë në këtë sezon në ligë, kjo në ndeshjen e tretë, ndërsa në duelin e parë kishte shërbyer asist.

Natyrisht, klubi I madh I Teheranit e përgëzoi atë që cilësohet si futbollisti më I mirë I tij, dhe njëri nga më të mirët në Iran.

Sidoqoftë, jo gjithçka po shkon fjollë për Asanin në Gjirin Persik.

Askush nuk I ka harruar problemet financiare dhe lidhur me kontratën, shqetësime që nisën pas shpërthimit të luftës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në 28 shkurt të këtij viti.

Dyshimet kanë qenë të shumta nëse kontrata e tij e tanishme me Esteglalin është e rregullt, e po ashtu regjistrimi në kampionat.

Kjo ka bërë që dy nga rivalët e javëve të fundit, Sepahan dhe Mes Shar Babak.

Siç informojnë mediat iraniane, deri tani Komisioni Disiplinor I Federatës së Futbollit të Iranit ka vendosur në favor të Esteglalit dhe të futbollistit shqiptar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!