E tregoi veten se është një udhëheqës.
Në etapën e tretë të Vueltës së Spanjës duhej marrë një vendim, pasi kushtet atmosferike u përkeqësuan gjithnjë e më shumë, dhe këtë e bëri Tadej Pogaçar, numri 1 I botës në çiklizëm.
Itinerari ishte nga Gruiso në Font Romeu, ende në Francë, ndërsa Rrethi Çiklistik spanjoll nis ngjitjen drejt Maleve të Pirenejve për nga Jugu.
Duhej të përshkoheshin rreth 167 km, por nuk qe e thënë që kjo etapë të përfundonte.
Ajo mbeti në tentativë.
Ndërsa çiklistët I afroheshin Pirenejve, retë e zeza u mblodhën përmbi male dhe nisën reshjet.
Kishin mbetur rreth 22 km deri në cak, kur nisi breshëri.
Protagonistët tentuan të vazhdonin ngjitjen, por pas 7 kilometrash të vështirë u duk e pamundur.
Rolin udhëheqës e mori pikërisht Tadej Pogaçar I cili doli në krye të grupit dhe bëri shenjë të ndalohej.
Kampioni I Turit të Francës nuk mund të kundërshtohej, dhe së pari sepse kishte të drejtë.
Kokrrat e breshërit ishin aq të mëdha saqë rrezikonin shëndetin e çiklistëve dhe organizatorët I dhanë drejtim zyrtarisht.
Etapa e tretë u braktis.
Vuelta do të vazhdojë tashmë në territor spanjoll, në Malet e Pirenejve, ku do të pedalohet deri në 30 gusht.
Pogaçar kryeson renditjen me 9 sekonda më shumë sesa belgu Van Ert.


