Është konfirmuar rasti i parë i “Etheve të Nilit” në Shqipëri, te një 72-vjeçar nga Korça. Epidemiologia Adela Vasili theksoi se virusi transmetohet vetëm përmes pickimit të mushkonjave dhe nuk është ngjitës nga personi në person.
Autoritetet kanë nisur dezinfektimin në terren dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ujin e ndenjur, mbeturinat dhe të përdorin mjete kundër pickimit të mushkonjave.
“Virusi është i transmetueshëm vetëm nga mushkonjat. Nuk është ngjitëse. Grupet janë në terren për të bërë dezisektimin.
I bëjmë thirrje popullatës që të përdore ilaç kundër pickimit të mushkonjave, sa më shumë ta eliminojmë pickimin nga mushkonjat risku nuk është i lartë.
Popullatës i bëjmë thirrje që të jenë sa më të kujdesshëm, të shmangin ujin e ndenjur, mbeturinat në shtëpi dhe të bëjnë dezifenktim”, tha epidemiologia.


