Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas suksesit të sportistit Islam Dudaev, i cili fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Rama e cilësoi këtë një moment historik për Shqipërinë, pasi Dudaev i dhuroi vendit medaljen e parë të artë në këto lojëra.
“Medalja e parë e arit për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026”, shkruan Rama, duke vlerësuar paraqitjen e sportistit shqiptar.

“Islam Dudaev shkruan historinë duke fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 dhe duke i dhuruar Shqipërisë një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare”, vijon kryeministri.
Në reagimin e tij, Rama e cilëson gjithashtu këtë një ditë historike për mundjen shqiptare dhe një medalje që i bën të gjithë shqiptarët krenarë.


