Ka përfunduar në Pogradec dita e dytë e mbledhjes së qeverisë, e cila është përqendruar te analiza e punës së administratës shtetërore dhe objektivat për vijimin e mandatit qeverisës.
Gazetari i ABC News, Andon Kello, tha se një nga shqetësimet kryesore të kryeministrit Edi Rama mbetet performanca e administratës dhe drejtuesve të institucioneve.
“Shqetësimi i kryeministrit mbetet administrata shtetërore. Drejtorët që nuk kanë arritur objektivat e duhura do të duhet të japin dorëheqje”, u shpreh Kello.
Sipas tij, gjatë takimit Rama ka folur gjithashtu për modelin e ri qeverisës dhe raportin e administratës me qytetarin, duke e vendosur sërish në fokus nevojën për përmirësimin e shërbimeve dhe funksionimit të administratës.
Edhe gjatë ditës së parë të mbledhjes, administrata shtetërore ishte një nga çështjet kryesore të diskutuara nga kryeministri dhe kabineti qeveritar.


