Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Pukë nën kontroll/ Vijon ndërhyrja si nga ajri dhe toka,vatra edhe në Dajt

schedule11:12 - 24 Gusht, 2026

schedule 11:12 - 24 Gusht, 2026

Flakët vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit. Në Gojan–Gjegjan–Tërbun, në Bashkinë Pukë, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa vijon puna për izolimin e vatrave ende aktive.

Në terren janë angazhuar forca vendore dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Operacionit i janë shtuar edhe 40 efektivë të FA-së, ndërsa ndërhyrja është mbështetur edhe nga një helikopter.

Pavarësisht përmasave të zjarrit, aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat dhe zonat e banuara.



Ndërkohë, vatra në Prozhëm vijon të jetë aktive dhe ekipet në terren po punojnë për izolimin e saj dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja ndaj vatrave ende aktive. Sipas raportimeve, situata nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Ballenjë dhe Qafë të Helmës, ndërsa zjarri në Bërshi mbahet nën mbikëqyrje.

Në Mirditë, vatra në Shtuf vijon aktive ndërkohë, zjarret në Lufaj dhe Tenë janë izoluar dhe po monitorohen nga strukturat në terren.

Vijon angazhimi operacional për përballimin e situatës së zjarreve në disa qarqe të vendit, me fokus të veçantë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër dhe Durrës.

Autoritetet vijojnë operacionet për shuarjen dhe izolimin e vatrave, ndërsa situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.

Në 24 orët e fundit 6 vatra  vijojnë aktive dhe 10 mbahen nën mbikëqyrje.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 214 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!