Ngjarje e rëndë në orët e fundit të së dielës në Malishevë ka tronditur vendin.
Jetlira Foniqi 25 vjeç shtatzënë humbi jetën ndërsa bashkëshorti i saj Egzon Bytyqi 26 vjeç mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në dhomë ne tyre të gjumit në fshatin Kërvasi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar lidhur me rastin që ka ndodhur në fshatin Kërvasari, Malishevë, ku sipas të dhënave fillestare një 25-vjeçare, bashkëshortja e personit të dyshuar, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka humbur jetën në QKUK.
Ndërkaq sipas njoftimit, i dyshuari 26-vjeçar, po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas njoftimit nga QKUK, i njëjti është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.
Prokurori i Shtetit, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e autopsisë.
Nga Prokurori i Shtetit rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.



