Emigrantet qe kane kaluar pushimet ne Shqiperi kane nisur kthimin ne shtete ku jetojne dhe punojne.
Mengjesi i te henes eshte shoqeruar me fluks levizjeje ne piken kufitare te Kakavijes duke shkaktuar radhe ne doganen me te madhe me Greqine. Autoritetet shqiptare po punojne me tre sportele ne dalje dhe dy ne hyrje ndersa ato greke funksionojne vetem me nje sportel ne hyrje duke sjelle vonesa, e pritje te gjata. Vetem ne 24 oret e fundit mbi 11 mije e 500 persona kane hyre e kane dale nga Kakavija ne Shqiperi. Sipas policise kufitare fluks me I madh I udhetareve ka qene ne dalje nga vendi me rreth 7600 persona.


