Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim në Laknas, dëmtohet automjeti i një 41-vjeçari

schedule13:01 - 22 Gusht, 2026

schedule 13:01 - 22 Gusht, 2026

Kamëz – Një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas, në rrugën “Lunxheria”.

Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative pasi ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka hedhur në drejtim të automjetit një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.



Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, sqarimin e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!