Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Mickoski në Pustec, pa himnin shqiptar/ Meçe: Provokacion i mirëmenduar. Kryeministri i RMV duhet të kërkojë falje

schedule13:28 - 21 Gusht, 2026

schedule 13:28 - 21 Gusht, 2026

Analisti Arben Meçe u shpreh se himni është një institucion që duhet mbrojtur. Meçe në një intervistë në “NewsLine” në ABC News komentoi zhvillimet e fundit në Pustec, ku pas vizitës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, në një aktivitet në Pustec, mungoi himni shqiptar.

Analisti komentoi edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama për këtë situatë duke thënë se ishte korrekt.

“Reagimi i Ramës është korrekt. Pusteci pavarësisht veprimeve, nuk është se cënon integritetin pavarësisht veprimeve të kësaj përmase. Veprimi në thelb është provokacioni. Himni është institucion që ligji e mbron, por nuk duhet ta trajtojmë në këtë plan sepse është një aktivitet që futet në kuadrin e një provokacioni. Dhe nuk do them që është provokacion ndaj shtetit shqiptar, por diçka më tepër. Nuk është e rastësishme pse ka provokuar dhe më gjithë atë përpjekjeve që bëri shtetit grek për të identifikuar, Maqedoni e Veriut. Pra kjo lidhet me një qëndrim të aleancës në Maqedoninë qeverisëse. Kjo qeverisje pranon Ohrin por çrrënjos parimet e saj”, tha ai.



Më tej gjatë intervistës shtoi, duke u ndalur edhe te ndjesa e kërkuar nga kryetari i Pustecit, tha se ky qëndrim duhet të ishte bërë nga qeveria maqedonase, nga vetë Mickoski.

Gjithashtu theksoi se kryeministri i RMV duhet të kërkojë falje ‘për përdhunimin’ e himnit tonë.

“Jemi në kushtet e një provokacioni të mirëmenduar. Është një zgjatim i politikës dhe ndryshim i kursit ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ditën që VMRO dhe VLEN erdhën në qeverisje, ka një strategji tjetër dhe është strategjia që të kthen në 2001. Ohri në themelin e vet kishte përfaqësimin shqiptar në qeverisje, pra jo prezencë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!