Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Mickoski në Pustec, pa himnin shqiptar/ ‘Parodi!”, Rama: Cirku i nacional-folklorizmit ballkanik nuk na shqetëson

schedule12:18 - 21 Gusht, 2026

schedule 12:18 - 21 Gusht, 2026

Në Pustec, protokolli shtetëror i Shqipërisë shkelet me të dyja këmbët.

Në një aktivitet festiv folklorik të minoritetit maqedonas, me praninë e vetë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, u këndua vetëm himni maqedonas, ndërsa himni shqiptar nuk u këndua, ndonëse Pusteci ndodhet në Republikën e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur.Sipas tij, kryetari i Bashkisë Pali Kolefski, kishte kërkuar paraprakisht që në aktivitet të luhej edhe himni shqiptar, kërkesë e cila nuk ishte marrë parasysh.



Rama e vlerësoi qëndrimin e Kolefskit, i cili më pas kërkoi ndjesë për një situatë për të cilën, sipas kryeministrit, nuk kishte përgjegjësi.

“Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës”, shkruan Rama, duke e cilësuar kryebashkiakun e Pustecit si “një shtetar dhe qytetar të denjë të Shqipërisë Europiane”.

Kryeministri theksoi se Shqipëria i ka kushtuar rëndësi të veçantë komunitetit maqedonas në Pustec, duke e cilësuar atë si pjesë të pasurisë kombëtare.

Më tej, ai kritikoi atë që e cilësoi si “nacional-folklorizëm ballkanik”, duke deklaruar se Shqipëria nuk ndihet e kërcënuar në aspektin e sovranitetit apo të ekuilibrave të brendshëm politikë.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës. Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar. U injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij. U tregua një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane, në nder të vetes dhe të komunitetit të tij maqedonoverior, të cilit i duam vetëm më të mirën. Ne e kemi nderuar edhe atë komunitet të vockël me një status të posaçëm si bashki më vete, pikërisht sepse për Shqipërinë minoritetet nuk janë statistikë, por pasuri kombëtare, dhe qytetarët minoritarë nuk janë numra, por vëllezër e motra me të njëjtat liri dhe të drejta si të gjithë ne. Tani, kjo ardhja e herëpashershme në territorin tonë e trupave të cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër e herë nga një tjetër akoma, nuk se na shqetëson për vete, për sovranitetin e Shqipërisë jo e jo, por as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka mushkë Troje të rritur në kodrat tona apo “diasporë” të eksportuar nga brenda lagjes sonë që na lëkund. Gjithësesi, u shpreh sot një keqardhje të sinqertë për të gjithë sponsorëve të këtij cirku të lashtë flamujsh në epokën e Inteligjencës Artificiale, ndërsa mëmëdhetarëve mes nesh që në kësi rastesh hidhen përpjetë përpara pasqyrave të tyre digjitale, duke kërkuar përgjigje me të njëjtën monedhë, u them: Jo, Shqipëria, Europa e Ballkanit, kurrsesi nuk mund t’ia lejojë dhe nuk do t’ia lejojë vetes ta zbresë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!