Vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje. Vranësirat në lindje të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe në formën e pikave në mesditë deri pasdite.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.


