Cagliari rezistoi pjesën e parë në Torino, por Juventusi ka gjetur shumë shpejt avantazhin në pjesën e dytë. Bardhezinjtë e Sarrit i nisën me një marsh më shumë 45 minutat e dyta dhe gjetën golin e shumëpritur.
Cristiano Ronaldo është autori i golit në minutën e 49-të. Portugezi u tregua “gjahtar”, përfitoi nga një gabim i prapavijës mike, shmangu portierin dhe dërgoi topin në rrjetë. Cagliari ishte i vetmi ekip në Serie A të cilit CR7 nuk kishte shënuar ende, por tani nuk ka më të tillë.
Goli i 11-të në kampionat për këtë sezon për 34-vjeçarin, i cili ka zhbllokuar një ndeshje të komplikuar dhe ka kaluar ekipin e tij në avantazh. /abcnews.al
O primeiro gol de Cristiano Ronaldo em 2020! ?⚽️ pic.twitter.com/ImmkIdEzlq
— Cristiano Ronaldo Brasil² (@CR7BrasiI2) January 6, 2020