Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Vlorë/ Dyshime për eksploziv në një furgon, forcat e policisë në vendin e ngjarjes

schedule21:27 - 18 Gusht, 2026

schedule 21:27 - 18 Gusht, 2026

Një automjet tip furgon është konstatuar i braktisur prej dy ditësh në zonën e lagjes “28 Nëntori”.

Për shkak se nuk ka rezultuar se kujt i përket automjeti, është kërkuar identifikimi i pronarit, ndërsa furgoni do të merret në komisariat për t’iu nënshtruar një kontrolli të plotë.

Mësohet se ka pasur edhe dyshime për praninë e lëndëve eksplozive në mjet, por deri tani nuk ka rezultuar të ketë të tilla.



Automjeti do të dërgohet në polici, ku do të hapet dhe do t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme për të përcaktuar nëse ka ndonjë material apo objekt të dyshimtë brenda tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!