Largimi i Edinson Cavanit nga PSG është çështje kohe. Janar apo verë? Kontrata i përfundon në fund të sezonit, por sulmuesi uruguaian dëshiron të vijojë karrierën tjetërkund në fazën e dytë të këtij sezoni.
L’Equipe raporton se “El Matador” ia ka shprehur qartë drejtuesve të klubit dëshirën për t’u larguar menjëherë. Vetëm 11 ndeshje në të gjithë kompeticionet (3 gola të shënuar) dhe fakti që trajneri Tuchel preferon Icardin si titullar, e kanë bindur Cavanin që aventura e tij në kryeqytetin spanjoll ka marrë fund.
Ai i ka kërkuar PSG-së ta nxjerrë në merkato. Atletico Madrid shihet si klubi i ardhshëm i 32-vjeçarit dhe kandidati kryesor, por atë e pëlqejnë edhe Manchester United e Chelsea. /abcnews.al