Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Vrau francezin në Ksamil/ Arrestohet autori i dyshuar i krimit, i fshehur në bagazhin e një makine

schedule10:22 - 18 Gusht, 2026

schedule 10:22 - 18 Gusht, 2026

FIER- Arrestohet 29-vjeçari Sokrat Vata, autori i dyshuar për vrasjen e francezit në Ksamil, Miguel Mendes.

Ai u arrestua në Levan të Fierit, i fshehur në bagazhin e një makine. I riu francez u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15 në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil.

Sipas të dhënave, 20-vjeçari është goditur disa herë me thikë dhe shkak dyshohet të jetë bërë një vajzë.



Sokrat Vata nga Hasi rezulton të ketë pasur probleme të mëparshme me drejtësinë në Angli.

Në vitin 2023, ai ishte shpallur fajtor në Angli për posedim të një arme sulmuese, konkretisht një perforcues metalik për grusht, si dhe për posedim të kokainës dhe drejtim automjeti pa siguracion./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!