Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Motori i skafit mori flakë/ Ngjarja në Porto Palermo. Dy të plagosurit, me djegie 50 % po trajtohen në QSUT

schedule10:03 - 18 Gusht, 2026

schedule 10:03 - 18 Gusht, 2026

HIMARË- Dy prej personave të plagosur në ngjarjen e ndodhur në Porto Palermo po marrin trajtim mjekësor në Shërbimin e Djegie-Plastikës në QSUT, për shkak të plagëve të marra.

Sipas burimeve pranë spitalit, të plagosurit kanë pësuar djegie në rreth 50% të sipërfaqes së trupit. Gjendja e tyre kërkon trajtim të specializuar dhe një periudhë të gjatë rehabilitimi.

Mjekët po vijojnë trajtimin e tyre në spital, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve.



Kujtojmë se katër persona  pësuan djegie të shumta në trup, si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo të Vlorës.

Një prej të plagosurve, më herët në dëshminë e tij tha se shkak i shpërthimit ka qenë benzina që gjendej në skaf. Ai u shpreh se po bënin riparime në motor.

“Po i bënim shërbim. Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!