Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Ebola “pushton” Kongon/ Deri tani mbi 2300 viktima, virusi përhapet dhe në Ugandë

schedule15:26 - 17 Gusht, 2026

schedule 15:26 - 17 Gusht, 2026

Republika demokratike e Kongos po përballet me shpërthimin më vdekjprurës të ebolës në historinë e vendit. Numri i viktimave ka arritur në 2325, ndërsa rastet e konfirmuara kanë shkuar në 4945.

Ritmi i përhapjes mbetet veçanërisht shqetësues. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 101 raste të reja, ndërsa virusi është përhapur në 6 nga 26 provincat e vendit. Shqetësim mbetet edhe përhapja ndërkufitare. Deri më 12 gusht, 20 raste ishin konfirmuar në Ugandën fqinje, ndërsa raste të tjera janë trajtuar në Gjermani dhe një rast është deklaruar në Francë.

Përmasat e epidemisë janë veçanërisht alarmante në krahasim me shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore gjatë viteve 2014–2016. Ne ate kohe u deshën gati pesë muaj që numri i viktimave të arrinte në 1000, ndërsa shpërthimi aktual arriti në mbi 2000 viktima në më pak se tre muaj.



Ky është shpërthimi i 17-të i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos që nga zbulimi i virusit rreth 50 vjet më parë. Autoritetet dhe organizatat ndërkombëtare po përpiqen të frenojnë përhapjen përmes identifikimit të hershëm të rasteve, izolimit të pacientëve dhe gjurmimit të kontakteve. Por me ritmin aktual të transmetimit, epidemia mbetet një nga krizat më serioze shëndetësore me të cilat po përballet Afrika Qendrore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!