Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për pushimin e hetimeve ndaj 3 gjyqtarëve të dosjes se Dritan Dajtit.
Gjykata në seancen e sotme kërkoi që çështja të rikthehet për hetime të mëtejshme.
SPAK kishte kërkuar pushimin e çeshtjes penale ndaj tre gjyqtareve që pranuan gjykimin e shkurtuar per Dritan Dajtin duke e ulur denimin me burg të përjetshëm, në 25 vite burgim.
Abc News ka siguruar kërkesën e prokurorise dhe argumentimin drejtuar gjykatës për pushimin e çështjes per 3 gjyqtaret e dosjes se Dritan Dajtit. Per tre gjyqtaret Skender Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, sipas prokurorisë, nuk janë gjetur elemente të veprës penale. /abcnews.al
Lexo edhe:Djali fermer “shpëton” babanë, kërkesa e prokurorisë për të liruar 3 gjykatësit e Dajtit