Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lirohen kreditë në lekë/ Banka ul interesat për huatë në monedhën vendase

schedule13:43 - 14 Gusht, 2026

schedule 13:43 - 14 Gusht, 2026

Bizneset në vend kanë marrë më shumë kredi në lekë për të financuar investimet.Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin e politikave monetare ku vihet re se portofoli i kredisë në Lek u rrit me 15.3%, ndërsa kredia në valutë u rrit me 12.8%.

Përshpejtimi i kredisë në Lek u mbështet nga kushte më të favorshme kreditimi në monedhën vendase, si dhe nga politikat e bankave për të orientuar financimin drejt monedhës në të cilën huamarrësit fitojnë të ardhurat e tyre.

Po ashtu kjo tendencë është nxitur edhe nga interesi mesatar i kredisë së re në Lek për bizneset i cili rezultoi 6.3% në tremujorin e dytë, duke rënë nga niveli 6.5% i regjistruar në tremujorin e parë.



Ndërsa niveli i kredisë së re vijoi rritjen edhe për qershorin, ku sektori bankar disbursoi 45.3 miliardë lekë kredi të reja.

Kredia për sektorin privat ka shfaqur rritje të lartë edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke ruajtur prirjen pozitive të nisur prej fillimit të vitit. Portofoli i kredisë u zgjerua me 14% në terma vjetorë, ndërsa kjo ecuri pasqyron si kërkesën e lartë për financim nga bizneset dhe individët, ashtu edhe kushtet e favorshme kredituese

Krahas nevojave të shtuara për financimin e investimeve dhe të mbulimit të nevojave afatshkurtra për likuiditet, kërkesa e lartë për kredi e bizneseve në këtë tremujor u nxit nga përmirësimi i treguesve të besimit dhe nga ambienti i favorshëm i normave të interesit. Kërkesa për kredi u raportua më e lartë edhe nga individët, e mbështetur nga nevojat e shtuara për financimin e konsumit dhe të blerjes së banesave. Ndikim pozitiv në zgjerimin e kërkesës për kredi, , dhanë gjithashtu dhe treguesit e besimit konsumator, normat favorizuese të interesit dhe zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!