Ethet e Nilit kanë prekur Ballkanin. Në disa komuna të Shkupit është shpallur gjendja e epidemisë.
Deri më tani, 26 persona janë sëmurë nga virusi, ndërsa një pacient ka vdekur, 83 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka vend për panik dhe apelon që të respektohen masat mbrojtëse personale kundër etheve të Nilit Perëndimor.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, së bashku me përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik në Shkup informuan për situatën epidemiologjike.
Ata thanë së kjo nuk është një sëmundje e re, por këtë vit për shkak të situatës aktuale epidemiologjike, numrit të rasteve të konfirmuara dhe aktivitetit të virusit, ato kanë imponuar nevojën për një përgjigje të përforcuar institucionale.
Gjithësesi autoritetet nënvizojnë se nuk ka vënd për panik por përkundrazi ka nevojë për kujdes dhe përgjegjësi, që do të thotë se qytetarët duhet të marrin masa mbrojtëse personale, të veshin veshje të përshtatshme dhe të shmangin vendet ku ekspozimi ndaj mushkonjave është më i lartë.


