Lazio siguroi një tjetër fitore shumë të rëndësishme. Ekipi i Inzaghit mposhti me përmbysje 1-2 Brescian falë dy golave të Ciro Immobiles, i cili është ngjitur në kuotën e 19 golave në kampionat. Kreu është vetëm 3 pikë larg dhe trajneri pret përforcime nga merkato.
Corriere dello Sport zbulon idenë e fundit të Igli Tares dhe Claudio Lotitos. I preferuari është Marco Pjaca, kroati ofensiv i Juventusit. 23-vjeçari nuk është aktivizuar asnjë minutë këtë sezon. Lojtari ka potencial të madh dhe drejtori sportiv beson se do arrijë të kthehet në formë dhe do t’i japë një dorë Lazios për realizimin e objektivave.
Tares i duhet të mposhtë konkurrencën e Cagliarit, që është në avantazh për shërbimet e anësorit të majtë ofensiv të Juventusit. Për Pjacën interesohen edhe Verona e Parma, por Lazios dhe Cagliari janë dy opsionet më të mundshme. /abcnews.al