Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rëndohet kriza politike në Kosovë, nuk ka konstituim / Konjufca: Nuk është aq dramatike, shkoni në Kushtetuese

schedule18:12 - 10 Gusht, 2026

schedule 18:12 - 10 Gusht, 2026

Kosova është në krizë të thellë politike, por në kohën kur ekspertët ngrenë alarmin për shkelje të rënda të kushtetutës, ministri i jashtëm në detyrë Glauk Konjufca nuk e sheh aq problematike situatën.
 “Nuk mendojmë se është shkelur Kushtetuta. Kushtetuta, për shkak të këtyre momenteve dhe proceseve që i kemi kaluar prej vitit të kaluar, prej zgjedhjeve të shkurtit, ka shkuar duke u interpretuar”

Madje Konjufca i tregoi derën e Kushtetueses atyrë që mendojnë se situata është në kundërshtim më të.

 “Nuk mendoj që është dramatike situata qysh po e interpreton opozita. Është pjesë e formësimit të mëtejshëm  konstitucional të vendit tone. Ai që mendon se po shkelet Kushtetuta, duhet t’i drejtohet kushtetueses”.



Duke folur për dialogun politik, Konjufca tha se partitë politike duhet të vazhdojnë komunikimin, duke përmendur PDK-në, LDK-në dhe Aleancën, ndërsa shtoi se çdo dëm që mund të shkaktohet nga situata aktuale është më i vogël sesa shkuarja në zgjedhje të reja.

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës nuk ka asnjë njoftim për mbajtjen e ndonjë seance me qëllim konstituimin e legjislaturës së XI.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!