Një modele instagrami dhe influencere, e ka marrë seriozisht punën dhe ndikimin e saj për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve dhe kalimin e krizës së rëndë që ka rënë në Australi. Ajo ka vendosur të shesë fotot e saj lakuriq, vetëm për 10 dollarë çdo foto.
Influencerja amerikane Kaylen ka arritur të mbledhë më shumë se 100 mijë dollarë.
Edhe më herët modelja ka shitur foto intime të saj kundrejt pagesës. E reja është shprehur se shpresonte fillimisht që blerësit e saj të rregullt do ta ndihmonin për tëmbledhur para për këtë
çështje të rëndësishme.
Ajo tregon se vetëm pak minuta pasi tregoi për idenë që kishte, qindra mesazhe private i kanë ardhur në adresën e saj.
Njerëz të shumtë donin të ndihmonin dhe i ishin drejtuar pikërisht modeles nga Teksasi.
Kaylen, e cila jeton në Los Angeles, tregoi se ka marrë mbi 20 mijë mesazhe dhe u është përgjigjur vetë,individualisht çdo mesazhdërguesi. Vajza bën me dije se ka përmbushur premmin që ka dhënë.
Teksa flet për idenë,shprehet se gjithçka i erdhi në mendje dhe u frymëzua pasi pa qindra shtëpi të përfshira nga zjarri, por edhe kafshë të shkrumbuara, apo të tjera që nxitonin të largoheshin nga habitati./abcnews.al