Qytetarët dhe bizneset kanë shlyer në kohë këstet e kredive në banka.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditë me probleme kanë vijuar uljen duke arritur në 3.7% në fund të muajit qershor.
Ky rezulton se është një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në gati dy dekada.Sipas statistikave një nivel i përafërt i kredive të këqia rezultonte në vitin 2008.
Naëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periduhë të një viti më parë niveli I kredive të këqia ishte mbi 4% dhe ulja rezulton me 0.31%.
Individët vijojnë të kenë një nivel më të ulët të kredive me probleme në krahasim me bizneset. Sipas ekspertëve, kjo lidhet me faktin se kreditë e individëve kanë vlera më të vogla dhe rreziku shpërndahet në një numër më të madh huamarrësish.
Një tjetër faktor është pesha e lartë e kredive për blerjen e banesave në portofolin e individëve.
Po ashtu ulja e nivelit të kredive të këqia tregon njëkohësiht përmirësimin e aftësisë paguese si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.
Në të njëjtën kohë kreditimi vijon me ritme optimiste.Huaja e re e disbursuar nga sistemi bankar gjatë muajit qershor arriti në 45.3 miliardë lekë, nga 39.8 miliardë lekë në maj.
Peshën kryesore në këtë ecuri e mbajne bizneset të cilat kanë kërkesa të shtuara për financim të aktivitetit të tyre.Po ashtu edhe kredidhënia për individët vijon të jetë në nivele optimiste.


