Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Infantino, “provat” e skandalit/ FIFA mohoi akuzat, “The Telegraph” publikon detaje të reja

schedule12:28 - 10 Gusht, 2026

schedule 12:28 - 10 Gusht, 2026

Nuk ka qetësi për Gianni Infantino. Ai që është cilësuar si “skandali rozë” i presidetit të FIFA është pasuruar me detaje të reja nga e përditëshmja britanike “The Telegraph”.

Ishte kjo gazetë që publikoi e para lajmin, se në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i UEFA, Infantino kishte promovuar dhe më pas paguar një marrëveshje të majme për largimin nga puna të një gruaje, e cila ishte edhe dashura e tij. Jo vetëm kaq, pasi asaj i ishte paguar me paratë e UEFA edhe një master në Administrim Biznesi.

Këto akuza u hodhën poshtë me forcë nga FIFA, duke I cilësuar ato si një “sulm i koordinuar” për të prishur imazhin e presidendit dhe të gjithë organizatës që ai drejton.



Por “The Telegraph” është kundërprëgjigjur, duke nxjerrë në dritë, ato që e përditëshmja britanike i cilëson si prova në këtë aferë.

Sipas gazetës, gruaja punonte në fillim në administratën e UEFA, por më pas u promovua shumë shpejt në një rol drejtues, ndërsa paga e saj u rrit në mënyrë të ndjeshme. Marrëdhënia e Infantino u mësua edhe nga presidenti i atëhershëm i qeverisë europiane të futbollit, Michel Platini, i cili I vendosi ultimatum, duke i thënë “ose ti, ose ajo në UEFA”. Për këtë arsye, Infantino negocioi një marrëveshje për prishjen e kontratës, ndërsa gruaja përfitoi rreth 160 mijë franga zviceriane si dhe një master të paguar.

Sipas “The Telegraph”, të gjitha këto kanë ndodhur në vitin 2011. FIFA nuk ka reaguar, pas publikimit të detajeve të reja, ndërsa UEFA njoftoi më parë se po shqyrton mundësinë e nisjes së një hetimi mbi sjelljen e Gianni Infantinos gjatë mandatit të tij 16-vjeçar në organizatë. Në qeverinë europiane të futbollit duan të dinë saktësisht se si janë kryer pagesat dhe nëse lidhja e pretenduar ka ndikuar në vendimet lidhur me personelin gjatë kohës që 56 vjeçari zvicerian shërbente si Sekretar i Përgjithshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!