Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Efektivët janë heronj/ Kryeministri reagon për zjarrin në Krujë, vlerëson profesionalizmin

schedule08:42 - 9 Gusht, 2026

schedule 08:42 - 9 Gusht, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës së rëndë të krijuar nga zjarri në malin e Krujës.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama deklaroi se zjarri përfundoi me vetëm një magazinë të shkrumbuar, ndërsa asnjë banor nuk është dëmtuar.

Kryeministri vlerësoi punën e forcave zjarrfikëse, ushtarake dhe policore, të cilat u përballën me flakët gjatë natës, në kushte të vështira për shkak të erës dhe pamundësisë për të përdorur mjetet ajrore për shuarjen e zjarrit.



Ai theksoi se forcat në terren u përballën me situatën me profesionalizëm, duke shmangur një bilanc që, sipas tij, mund të kishte qenë tragjik.

Rama shprehu mirënjohje për efektivët dhe punonjësit e angazhuar në operacion, duke i cilësuar si “heronjtë tanë të vijës së zjarreve” gjatë këtij gushti të vështirë.

Sipas Ramës, ndërhyrja e koordinuar e strukturave shtetërore bëri të mundur mbrojtjen e banorëve dhe shmangien e një tragjedie në Krujë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!