Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Drita shkon drejt grupeve/ Kampionia e Kosovës arrin sukses në Ligën e Konferencës

schedule12:42 - 7 Gusht, 2026

schedule 12:42 - 7 Gusht, 2026

Një ekip që thuajse e ka mbyllur me sukses, dhe një tjetër që ka shpresë. E tillë ishte mbrëmja e fundit e futbollit europian për skuadra shqiptare që janë jashtë Shqipërisë.

Drita e Gjilanit, kampionia e Kosovës, është praktikisht në plej ofin e Ligës së Konferencës, me fitoren 4-1 në San Marino. Rivali Tre Fiori, që këtë herë nuk u tregua dot një rival I vërtetë, u mund thellë edhe pse u desh përmbysje.

Pasi pjesa e parë u mbyll pa gola, në të dytën vendasit kaluan përpara kur shënoi Prandeli në 55’. Sidoqoftë, ishte vetëm një moment I vogël negativ.



“Dardanët” reaguan fort dhe shpejt, duke goditur dy herë në vetëm dy minuta. Në 61’ barazoi Ovouka, dhe në 62’ avantazhin e gjeti sulmuesi kryesor, Manaj.

Minutat e fundit ishin të Krasniqit që realizoi dy herë, në 83’ dhe në minutën e katërt shtesë me penallti.

Shkëndija e Tetovës, ndërkaq, do të duhet të lodhet ca për t’u kualifikuar për në plej of, po në Ligën e Konferencës. Nënkampionia maqedonase u mund 2-1 në Skoci nga skuadra vendase, Hibernian, dhe gjithçka ndodhi në 17 minutat e fundit.

Skocezët kaluan të parët në avantazh në 73’ kur topin në rrjetë e dërgoi anglezi Natan Lou. Pesë herë kampionët e Maqedonisë së Veriut barazuan në 76’ me anë të Gjeorgjevskit, por një gol aksidental në minutën e fundit solli humbjen. Ndeshja e dytë luhet në 13 gusht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!