Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dështon seanca konstituive/ Shala: Nuk ka vullnet nga Kurti. Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje

schedule17:19 - 6 Gusht, 2026

schedule 17:19 - 6 Gusht, 2026

Punimet e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës u ndërprenë, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar kohë shtesë për arritjen e marrëveshjes politike për emrin e një kandidati për president.

Analisti Azdren Shala thotë se nuk ka vullnet nga ana e Albin Kurtit për ngritjen e institucioneve të reja të Kosovës.

Në një intervistë për “Ballkan Update” për ABC News, Shala u shpreh se Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje.



“Nuk është dashur Kosova të vijë në këtë skenar, por kur qeveris një autokrat, këto ndodhin. Nuk ka vullnet nga ana e Kurtit për ta zgjidhur këtë krizë. Shumë e thjeshtë është çështja e presidentit, nëse Kurti thotë presidenti nuk është i Vetëvendosjes, opozita mund ta ketë një emër. Këto skenare janë për zgjedhje. Ka interpretime të ndryshme në Kosovë. Ky është qëllimi i Kurtit, është bërë gati për të shkuar në zgjedhje. Ka gjykim për këtë, nuk ndodhin në asnjë vend demokratike, përveçse në Kosovë. Nuk është Albin Kurti ai që përcakton se sa zgjat një konstituim. Ai po shkel të gjitha afatet kohore. Opozita duhet të bllokonte hyrjen e Kuvendit. Me Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhiku, ata nuk e kanë problem se Kurti është autokrat. Çështja është se këtu po humb Kosova”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!