I nxehti muajit të fundit dhe mungesa e reshjeve kanë ndikuar në uljen e nivelit të ujit në Fierzë. Nëse shohim historikun e nivelit të ujit në Fierzë nga të dhënat e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare rezulton se janë të rralla nivele të tilla për gushtin duke siguruar prodhim të pandërprerë të energjisë elektrike deri në sezonin e vjeshtës .
Nga të dhënat konstatohet se niveli i ujit është mbi 283 metra nga rreth 280 që është mesatarja ndër vite për periudhën e verës duke qenë një garanci për prodhimin e energjisë derii në nisjen e reshjeve të vjeshtës.
Temperatuart e larta në vend kanë nxitur rritjen e konsumit të energjisë elektrike në vend ndërsa Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hapur një procedurë për të siguruar energji elektrike për periudhën korrik shtator.Në total vlera për blerjen Energjisë elektrike gjatë muajve të verës rezulton se është 41.5 milione euro.
Për të ulur varësinë e sistemit energjitik nga reshjet Shqipëria po zgjeron burimet alternative të prodhimit të energjisë .
Aktualisht, rreth 10% e energjisë elektrike totale për të cilën ka nevojë vendi po prodhohet nga parqet fotovoltaike , ndërsa objektivi është që deri në vitin 2030 më shumë se gjysma e prodhimit të energjisë të vijë nga burimet e rinovueshme./abcnews.al


