Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Infantino mbetet vetëm, pritet doreheqja/ Presidenti i FIFA braktiset edhe nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë

schedule11:42 - 5 Gusht, 2026

schedule 11:42 - 5 Gusht, 2026

Nuk janë ditë të mira për Gianni Infantino, madje mund të jenë të fundit si president i FIFA. I vendosur nën presion nga “armiqtë” tashmë të njohur, kreu I qeversisë botërore të futbollit është braktisur edhe nga bashkëpunëtorët dhe aleatët e tij më të mëdhenj si Arsen Venger, që mban rolin e shefit të zhvillimit global dhe Mattias Grafström, sekretari i përgjithshëm I FIFA, praktikisht krahu i djathtë i Infantino.

“Tërhiqja nga plani i FIFA për t’iu hapur investitorëve privatë ishte absolutisht e domosdoshme. Nuk kam qenë i përfshirë në këtë projekt. Për të mësova vetëm nga mediat” u shpreh Arsen Wenger, shef i zhvillimit global i FIFA

“Kishte një sërë ngjarjesh fatkeqe dhe të dënueshme, të cilat për fat të mirë përfunduan me braktisjen përfundimtare të projektit FFE.” tha Mattias Grafström, Sekretari i Përgjithshëm i FIFA



Këto deklarata mund të jenë goditjet e “KO” për Gianni Infantino dhe konfirmojnë akuzat se plani për futjen e investirorëve privatë në familjen e futbollit ishte krejtësisht personal dhe një përpjekje për të bërë biznes.

Më parë tre konfederata, UEFA e Europës, CONCACAF e Amerikës së Veriut dhe AFC e Azisë krijuan një front kundër Infantinos, ndërsa zyrtarisht disa federata kanë tërhequr mbështetjen për rizgjedhjen e tij si president.

I rrethuar dhe tashmë pa aleatë, dorëheqja është zgjidhja e vetme. Dhe ajo mund të vijë shumë shpejt. Një konfirmim për këtë vjen nga “Sky Sport”, që raporton se Infantino ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të FIFA ditët e ardhshme në Rabat të Marokut. Pa një agjendë të përcaktuar, pritet që tema kryesore e saj të jetë dorëheqja e presidentit të FIFA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!