Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kufizohet qarkullimi në autostradë/ Nga mesnata deri në 04:30, trafiku Durrës–Tiranë do të devijohet

schedule08:40 - 5 Gusht, 2026

schedule 08:40 - 5 Gusht, 2026

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se, në kuadër të punimeve për ndërtimin e objektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”, do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e mjeteve në aksin kryesor.

Sipas njoftimit, më datat 6 dhe 7 gusht 2026, nga ora 00:00 deri në 04:30, do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit.

Për realizimin e punimeve dhe garantimin e sigurisë rrugore, do të bëhet bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Durrës–Tiranë.



Gjatë këtij intervali, automjetet që udhëtojnë nga Durrësi drejt Tiranës, Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohen përmes rampave të autostradës Thumanë–Kashar.

Mjetet me destinacion aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në autostradën Kashar–Thumanë, ndërsa automjetet që kanë destinacion Tiranën do të orientohen përmes rrugës dytësore, sipas sinjalistikës së përkohshme, duke u rikthyer më pas në autostradën Durrës–Tiranë pas mbikalimit të Kasharit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për mirëkuptim gjatë kohës së ndërhyrjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!