Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rrezik i lartë nga zjarret/ IGJEUM: Sot dhe nesër rrezik për flakët në disa qarqe të vendit

schedule11:20 - 4 Gusht, 2026

schedule 11:20 - 4 Gusht, 2026

Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në vend. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka paralajmëruar se gjatë kësaj të marte dhe të mërkure, në pjesën më të madhe të Shqipërisë pritet rrezik i lartë për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve.

Sipas IGJEUM, moti do të karakterizohet nga temperatura të larta, ndërsa era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kushte që favorizojnë përhapjen e flakëve në zonat me bimësi të thatë.

Rreziku më i lartë është parashikuar në 9 qarqe të vendit, ku autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”



Ndërkohë, në qarqet e tjera rreziku vlerësohet si i moderuar. Megjithatë, në disa zona të qarqeve të Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës parashikohet gjithashtu nivel i lartë rreziku për përhapjen e flakëve.

Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri pranë strukturave përgjegjëse, për të parandaluar përhapjen e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!