Nuk pritet të ndryshojë ambient, por fanela nuk do të jetë e njëjta. Marash Kumbulla vazhdon të mbetet lojtar i Romës, e gjithashtu vazhdon të jetë i huazuar. Siç janë informacionet nga Spanja dhe Italia, klubi roman do ta japë sërish me të drejtë kthimi në La Liga, këtë herë tek Rajo Vajekano.
Skuadra pa shumë emër e kryeqytetit spanjoll pranon shërbimet e tij, ndërsa kërkon të forcojë mbrojtjen, dhe po ashtu siguron një lojtar që e njeh këtë kampionat.
Sezonin e kaluar, mbrojtësi kuqezi ishte tek Majorka, ndonëse dëmtimet nuk e lejuan të luante më shumë se 8 ndeshje, e lanë jashtë fushave mbi 100 ditë, dhe ia vështirësuan konkurrencën në ekip.
Më pozitiv ishte edicioni 2024-2025, kur Kumbulla veshi fanelën e Espanjolit duke shënuar 3 gola, e duke i luajtur thuajse të gjitha ndeshjet e kampionatit, plot 35.
Natyrisht, vlera e tij e kartonit ta rënë ndjeshëm nga viti në vit, që kur pati vështirësi tek Roma, me trajner Zhoze Murinjon. Klubi italian pagoi 25 milionë euro për ta marrë shqiptarin nga Verona ku shkëlqeu duke shënuar edhe gol në moshën 19-vjeçare.
Fillimi me verdhekuqtë gjithashtu ishte shumë I mirë, por pastaj Murinjo pati plane të tjera. Që nga ajo kohë, Kumbulla është në kërkim të vetvetes dhe për të arritur formën që pati nga 2019 deri në 2021./abcnews.al



