Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ 5 kandidatë shprehin interes për këtë post

schedule10:33 - 3 Gusht, 2026

schedule 10:33 - 3 Gusht, 2026

Janë zyrtarizuar kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Në garë do të jenë gjashtë emra nga radhët e sistemit të prokurorisë, të cilët synojnë të marrin drejtimin e organit të akuzës për mandatin e ardhshëm.

Burime bëjnë me dije se kandidatët janë: Kreshnik Ajazi;  Fatjona Memçaj; Arta Marku; prokurori Ylli Pjetërnika; Rovena Bozo dhe Adnan Xholi.

Procedura për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm u hap nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), pasi në muajin dhjetor përfundon mandati shtatëvjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë, Olsian Çela.



KLP çeli zyrtarisht thirrjen publike për aplikime në fillim të muajit korrik, në përputhje me procedurat ligjore për zgjedhjen e kreut të organit të akuzës.

Pas përfundimit të verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve, KLP do t’i paraqesë Kuvendit listën përfundimtare. Prokurori i ri i Përgjithshëm do të zgjidhet nga Kuvendi me shumicën e cilësuar të votave, sipas përcaktimeve të Kushtetutës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!