Vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet
malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.


