Dashi
Nëse do t’i harroni problemet dhe inatet e së kaluarës, atëherë jeta juaj në çift do të shkojë më së miri. Po vazhduat të konfliktoheni edhe për gjëra të kota, asgjë nuk do të ecë si duhet. Për beqarët do të marrë fund vetmia gjatë kësaj dite dhe do të ketë ndryshime rrënjësore. Me financat duhet të tregoheni sa më të matur që të mundeni, sepse vetëm kështu gjendja do të mbetet e qëndrueshme.
Demi
Do të jeni në humor shumë të mirë gjatë gjithë kësaj dite ju të dashuruarit dhe gjithçka do t’ju shkojë si e keni ëndërruar. Partneri do t’ju përgatisë edhe ndonjë surprizë fantastike. Beqarët do të fiksohen keq pas një personi dhe do të bëjnë të pamundurën derisa ta bëjnë për vete. Do t’ju duhet pak mundim. Në planin financiar do të përballeni me disa vështirësi të vogla, por në fund do t’ia dilni mbanë.
Binjakët
Ditë e turbullt do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do të arrini dot të merreni vesh me atë që keni në krah dhe në asnjë moment nuk do të pranoni të hapni rrugë. Ata që janë ende të lirë duhet të pranojnë të dalin nëpër takime, sepse vetëm kështu do të mund të njihen me personat e duhur. Në planin financiar do të merrni masa drastike dhe gjendja nuk do të jetë problematike.
Gaforrja
Marrëdhënia me partnerin do të jetë më e ngrohtë se disa ditë më parë. Do t’i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do të kërkoni falje. Partneri do të jetë gati të harrojë çdo gjë që ka ndodhur. Beqarët nuk duhet të ecin me sy mbyllur drejt së panjohurës, sepse mund të lëndohen. Në planin financiar duhet të reflektoni gjatë e gjerë para se të hidhni çdo lloj hapi.
Luani
Do të jeni më shumë me fat sot ju të dashuruarit dhe gjërat kanë për t’ju ecur ashtu si i keni ëndërruar kohët e fundit. Nuk do të mungojnë as surprizat ndaj njëri-tjetrit. Beqarët do ta harrojnë tërësisht jetën e tyre sentimentale, sepse do ta kenë mendjen diku tjetër. Gjendja e financave do të vazhdojë të mbetet delikate derisa ju të merrni masa strikte. Mos humbni kohë kot.
Virgjëresha
Do të ruani një dialog shumë të mirë sot ju të dashuruarit dhe nuk do të keni aspak mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Do të jeni edhe më të hapur ndaj risive. Beqarët kanë shumë mundësi të fiksohen pas personave që sapo janë divorcuar. Kujdes, sepse nuk harrohet kollaj një lidhje e vjetër. Financat do të mbeten gjatë gjithë kohës të ekuilibruara, kështu që mos u shqetësoni aspak.
Peshorja
Do të vazhdoni të dashuroheni ashtu si ta ndjeni sot me partnerin tuaj dhe emocionet do të jenë të forta. Shumë do t’ju kenë zili dhe do të mundohen t’ju prishin punë, por nuk do t’ia dalin mbanë. Beqarët do të jenë entuziastë falë një takimi që do të realizojnë që në orët e para të mëngjesit dhe do të fillojnë të ëndërrojnë. Për sa u përket financave, duhet thënë se, po u treguat të arsyeshëm, nuk do të keni probleme.
Akrepi
Jeta juaj në çift ka rrezik të jetë shumë e paqëndrueshme sot. Nuk do të dini çfarë të bëni më parë që ta mbani zgjuar pasionin, ndërkohë që partneri nuk do të jetë në humor dhe nuk do të kënaqet me pak. Beqarët do të bëjnë mirë t’ia lënë gjërat kohës në mënyrë që të gjejnë më të përshtatshmin. Gjendja e financave do të varet nga mënyra se si ju do të silleni me to dhe sa do të shpenzoni.
Shigjetari
Do të merreni vesh më së miri sot me partnerin tuaj dhe emocionet do të jenë të njëpasnjëshme. Do t’ia shprehni atij në çdo moment se jeni me fat që e keni. Beqarët do të kenë shumë kërkesa dhe nuk do të mund ta krijojnë një lidhje ashtu si e kanë ëndërruar. Financat do t’i mbani gjatë gjithë kohës në vëmendje dhe situata nuk do t’ju dalë aspak jashtë kontrollit.
Bricjapi
Ditë entuziaste kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të ndiheni të plotësuar pranë atij që dashuroni dhe do të përjetoni edhe emocione të veçanta. Beqarët do të pëlqejnë shumë persona njëherësh dhe më pas nuk do të dinë kë të zgjedhin. Gjendja e financave do të lërë pak për të dëshiruar. Merrni sa më shpejt masa strikte, sepse më vonë situata do t’ju ndërlikohet.
Ujori
Do të jeni shumë posesivë sot në jetën tuaj në çift dhe ka rrezik ta mërzitni partnerin. Kujdes, sepse po vazhduat me këtë sjellje, do ta largoni me dorën tuaj atë nga vetja. Beqarët duhet të qëndrojnë edhe sot vetëm, sepse mundësitë për takime nuk do të jenë të mira. Në planin financiar asgjë nuk ka për të ecur ashtu si ju do ta kishit dëshiruar dhe herë pas here do të gjendeni para vështirësive.
Peshqit
Bashkëpunimi në çift do të jetë shumë i fortë gjatë gjithë kësaj dite. Do të zgjidhni çdo mosmarrëveshje shumë shpejt dhe do të ndiheni përfundimisht të qetë. Beqarët do të jenë në humor të mirë dhe do të ndihen gati edhe për ndonjë aventurë kalimtare. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin, nëse nuk doni të futeni në probleme të mëdha.


