Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Daku shënon përsëri/ Sulmuesi kuqezi realizon golin e dytë të sezonit në Rusi

schedule13:55 - 2 Gusht, 2026

schedule 13:55 - 2 Gusht, 2026

Mirlind Daku vazhdon të jetë në formë shumë të mirë në kampionatin rus. Sulmuesi I kombëtares shqiptare shënoi përsëri, duke ndihmuar ekipin e tij, Rubin, që të arrijë një fitore të rëndësishme jashtë fushe.

Rubin mundi rivalin Akron me rezultatin 2-1 dhe Daku realizoi golin e dytë në minutën e 19-të. Futbollisti shqiptar ka dy gola në dy ndeshje këtë sezon në Premier Ligën e Rusisë, duke qenë njëri nga më të mirët. Sipas mediave ruse, tifozët thirrën emrin e tij gjatë ndeshjes, duke kërkuar që të mos largohet.

Pritet që ai të transferohet këto ditë tek Spartaku I Moskës, pasi dy klubet arritën një marrëveshje dhe Daku do të jetë një nga lojtarët më të paguar të kampionatit të Rusisë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!