Pronari i një lokali dhe pike karburanti në Tropojë, Guxim Gjyriqi, 47 vjeç, është vrarë me armë zjarri para lokalit të tij që ndodhet në rrugën e spitalit. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, as autorët. Deri tani policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Në vijim pritet të verifikohen kamerat e sigurisë që mund të ndodhen në zonë si dhe të merren në pyetje dëshmitarë të mundshëm për të hedhur dritë mbi ekzekutimin.
Sipas dëshmive të para nga ana e banorëve në zonë, Gjyriqi njihej si një person i qetë. Ai nuk kishte konflikte të hapura me persona të tjerë.
Burri ishte baba i dy djemve. Jeta e tij ishte e përqendruar kryesisht në dy bizneset me të cilat siguronte dhe jetesën e të ardhurat e familjes.