Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Qetësohet kriza në Ceuta/ Shumica e emigrantëve kthehen nga enklava spanjolle në Marok

schedule12:20 - 1 Gusht, 2026

schedule 12:20 - 1 Gusht, 2026

Dhjetëra mijëra emigrantë që kaluan në territorin e vogël të Ceutës në Spanjë u kthyen vullnetarisht në Marok të premten, një ditë pasi fluksi shkaktoi kaos në qytetin e Afrikës së Veriut dhe ringjalli debatin për imigracionin në Evropë dhe më gjerë. Të paktën 57 emigrantë vdiqën gjatë udhëtimit.

Presidenti i Ceutës e vlerësoi numrin e emigrantëve në 60,000, që ishte ekuivalent me 70% të popullsisë së territorit. Por shumica e tyre u kthyen shpejt, tha qeveria spanjolle, pasi mbërritja e papritur e kaq shumë njerëzve shkaktoi një krizë humanitare.

Disa migrantë notuan disa milje nëpër det dhe u përballën me autoritetet, të cilat u përpoqën t’i kthenin mbrapsht me uje, gaz lotsjellës dhe të shtëna paralajmëruese.



Spanja vendosi forcat e saj të armatosura dhe policë shtesë për të rivendosur rendin në Ceuta, e cila ndodhet në Ngushticën e Gjibraltarit në hyrje të Detit Mesdhe dhe ka qenë një zotërim spanjoll që nga viti 1580.

Në anën marokene të kufirit, forcat e sigurisë u përleshën me emigrantët. Kaosi pati efekte edhe jashtë vendit. Italia dhe Franca u zotuan të shtrëngonin kontrollet e tyre mbi njerëzit që vinin nga Spanja.

Ndërkohë, emigrantët nga Maroku u përpoqën gjithashtu të kalonin në Melilla, territorin tjetër të Spanjës në Afrikën e Veriut, ku u përleshën me policinë.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez vizitoi Ceutën dhe dënoi shkeljen e kufirit, të cilën e përshkroi si “një shkelje të integritetit territorial të Spanjës”.

Sánchez fajësoi kontrabandistët e njerëzve për krizën, duke thënë se ata “mashtrojnë kaq shumë të rinj dhe në fund të fundit i çojnë shumë prej tyre drejt vdekjes”, në oqean apo në qytet.

Ministria e Brendshme Spanjolle publikoi shifrat e veta, sipas te cilave rreth 50 mije njerëz kishin kaluar nga Maroku që nga e enjtja.

48,300 persona ishin kthyer tashmë në Marok deri të premten në mbrëmje, me qindra të tjerë që po kthehen çdo orë.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!