D1 është partneri zyrtar ekskluziv i CNN për Kosovën, si dhe audiencën shqipfolëse në Maqedoninë e Veriut, duke sjellë për herë të parë në tregun mediatik të Kosovës një model lajmesh të ndërtuar mbi standardet më të larta ndërkombëtare të gazetarisë.
Projekti i zhvilluar nga Devolli Corporation në partneritet me CNN, është rezultat i një pune disa mujore që përfshin ndërtimin e infrastrukturët teknologjike moderne, krijimin e nëj redaksie moderne dhe përzgjedhjen e një stafi profesionistësh, të cilët kanë kaluar dhe po vijojnë një program intensiv trajnimi sipas praktikave dhe standardevet editoriale të CNN. Qëllimi i investimit nuk është vetëm krijimi i një televizioni të ri, por krijimi i një standardi të ri për gazetarinë televizive në Kosovë.
Përmes trajnimeve të nivelit të lartë, kulturës editoriale të bazuar në verifikimin e fakteve, paanshmërinë, shpejtësinë dhe saktësinë në raportim, D1 synon të sjellë një frymë të re në mënyrën se si prodhohen dhe transmetohen lajmet.
Me një ekip gazetarësh, moderatorësh, producentësh dhe specialistësh teknikë të përgatitur për të punuar sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, D1 do të ofrojë mbulim të pandërprerë të zhvillimeve në Kosovë, rajon dhe botë, përmes edicioneve informative, emisioneve analitike, intervistave ekskluzive dhe raportimeve të drejtpërdrejta nga terreni.
Lansimi i D1 konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme në industrinë mediatike të Kosovës në vitet e fundit, me ambicien për të ngritur nivelin e gazetarisë televizive dhe për të sjellë një kulturë të re profesionale, në përputhje me standardet editoriale që përfaqëson CNN.
Transmetimet e D1 do të nisin së shpejti./klankosova/


