Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Përgatitjet për seancën konstituive/ Haxhiu: Zhvillimet në LDK, shpresë për marrëveshje

schedule17:43 - 31 Korrik, 2026

schedule 17:43 - 31 Korrik, 2026

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur këtë të premte në takim përfaqësuesit e partive politike të cilat kanë fituar një vend në parlamentin e ri, për të bërë përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së XI.

Ajo do të mbahet më 6 gusht.

VV u përfaqësua nga Arbërie Nagavci, PDK-nga Vlora Çitaku, LDK-nga Jehona Lushaku-Sadriu dhe Aleanca nga Besnik Tahiri.



Pas diskutimeve procedurale, ushtruesja e detyrës së presidentes Haxhiu, e ka patur një koment edhe për zhvillimet brenda LDK.

Ajo ka mirëpritur rizgjedhjen e Lumir Abdixhikut, duke e cilësuar atë si një zhvillim që mundëson vazhdimin e takimeve ndërmjet partive.

Ajo tha se mbledhja e LDK-së ka qartësuar situatën brenda partisë, gjë që sipas saj i hap rrugë rifillimit të dialogut politik.

Teksa priten zhvillimet e tjera mes dy partive, PDK ka ruajtur deklaratat e kryetarit Hamza se do të qëndrojnë në opozitë.

Edhe Aleanca konfirmoj përmes Besnik Tahirit se nuk kërkojnë as marrëveshje me Kurtin, pjesë nga ekzekutivi i ri por as zgjedhje të rea në vend.

Kosova ka mbajtur brenda dy vitesh 3 palë zgjedhje të përgjithshme, ndërsa vendi ka përpara sfidën e gjetjes së një emri që do ti mbaj në sallë të paktën 80 deputetë për të qënë presidenti i ri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!