TIRANË- Gjatë takimit me Grupin Parlamentar të PS dhe drejtuesit politikë, kryesocialisti Edi Rama theksoi se drejtimi politik i partisë duhet të fokusohet në afrimin me qytetarët, duke e bërë dëgjimin siç e nënvizoi ai si “teknologjinë më të avancuar” të partisë.
Ai u shpreh se dokumenti “Prania Besnike” përfaqëson angazhimin e PS-së ndaj vetvetes dhe qytetarëve, duke kërkuar që prania e saj në territor të jetë e matshme, e kontrollueshme dhe të mos krijojë ndasi mes njerëzve.
“Është domosdoshmëri që i gjithë drejtimi politik i partisë të fokusohet te shkrirja e kufijve, që janë shumë të dukshëm për njerëzit që janë në territor, por që bëhen të padukshëm kur ne shkojmë në territor, kufij mes nesh dhe atyre. Dëgjimi duhet të bëhet teknologjia më e avancuar e PS.
Nëse “Besa” është një fjalë që qëndron në krye të dokumentit tonë strategjik, kjo lidhet me faktin që fjala jonë ndaj qytetarit, kërkon të kontrollohet në gjithë procesin e trajtimit të saj dhe këtë e bëjnë mekanizmat e metodës, që do duhet të vërë në zbatim qeveria. Prania besnike, është diçka tjetër, është fjala jonë ndaj vetvetes, të cilën ne duhet ta bëjmë të kontrollueshme nga çdo qytetar që i beson pranisë tonë në territor.
Ata që kanë humbur armatat e fitoreve, të gjithë bashkë, kanë pasur karakteristika të ndryshe, por kanë paguar një haraç të përbashkëta: kanë fituar me veshët hapur, kanë qeverisur me veshët mbyllur, PS duhet të hyjë te përjashtimit. Ky është misioni ynë lidhur me PS.”, tha Rama./abcnews.al


