Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Paketa e Maleve, Rama: Leja e parë, nga Thethi/ Kryeministri: Një familje nga diaspora investon në tokën e të parëve

schedule14:42 - 30 Korrik, 2026

schedule 14:42 - 30 Korrik, 2026

Nis zyrtarisht Paketa e Maleve. Këshillit Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e pare për investim në skajin verior të Shqipërisë, Theth.

Leja e parë në kuadër të kësaj pakete i është miratuar një familjeje nga diaspora.

“Sot kaloi u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit leja e parë e Paketës së Maleve, për familjen Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të investojë kursimet e veta në tokën e të parëve në vendlindje dhe të kthehet në Shqipëri”, tha Rama.



Për kryeministrin Edi Rama, familja Hasani ashtu si shumë familje të tjera që kanë aplikuar kanë mundësinë të investojnë në tokat e të parëve të tyre.

“Kjo është Paketa e Maleve, paketa e trashëgimtarëve që tanimë me ligj e jo veç me zakon, mund të rilindin shtëpitë e vjetra të stërgjyshërve apo jetëzojnë me agroturizëm, prodhim bujqësor a blegtoral si edhe agropërpunim, tokat e të parëve të tyre”, shtoi ai.

Leja e parë është dhënë pikërisht në Thet, aty ku 1 vit më parë qeveria me një aksion kundër ndërtimeve pa leje shembi 130 objekte të paligjshme.

Ndërkohë në Paketën e Maleve, në 52 bashki të vendit janë miratuar 400 zona zhvillimi me 1200 aplikime të miratuara deri më sot.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!