Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Postribë, zjarri nisi nga një bombol gazi/ Nëna u përpoq të shpëtonte dy fëmijët, mbeti e bllokuar nga flakët

schedule12:19 - 30 Korrik, 2026

schedule 12:19 - 30 Korrik, 2026

Një bombol gazi dyshohet të jetë bërë shkak për  zjarrin që shkaktoi  tragjedinë në  banesën e  braktisur  në  Postribë të Shkodrës mesditën e të mërkurës.

Në shtëpinë ku humbën jetën  nëna  24 vjeçar me dy fëmijët e mitur në fshatin Domen  zjarrfikësit  gjetën  mbetje të një bombole të vogël gazi.

Aktualisht  grupi hetimor dyshon se nëna mund të ketë tentuar  të ndezë bombulën e gazit për të gatuar.  Bombula  mund te ketë patur rrjedhe gazi dhe mund të ketë shpërthyer në flakë.



Bombola dhe susta e shtratit ishin  të vetmet  sende që I kishin rezistuar flakëve  sipas policisë e cila aktualisht thotë se ngjarja ishte aksidentale.

Trupat e viktimave  thanë burime  nga grupi I hetimit  u gjetën pranë njërit tjetrit.   Hetuesit mendojnë se  ne momentin kur ka rënë zjarri  nëna ka tentuar  të mbrojë fëmijët nga flakët  pa mundur të dalë jashtë.  Djali  1 vjeç iu gjet në duar ndërsa fëmija 3 vjeç pranë.

Jashtë banese  ndodheshin çantat me të cilat familja Çelaj kishte shkuar  në shtëpinë e vjetër.  Provat e gjetura do ti nënshtrohen  ekspertizë  me qëllim  sigurimin e të dhënave që mund t’i shërbejnë hetimit.

Bashkëshorti i 24 vjeçares i ka thënë policisë se me vete ata kishin marrë dhe një shishe benzinë për kryer disa pastrime.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët ai ka thënë se ka qene në një market duke blerë produkte për familjen.

Pranë shtëpisë nuk ka  banesa të tjera, duket se kjo  ka bërë që zjarri të konstatohet me vonesë.  Mungesa e një njoftimi në kohën e duhur dhe terreni i thyer malor kanë rezultuar fatal për nënën dhe dy të vegjlit e familjes Çela.  Ata jetonin në Gjermani dhe pak ditë më parë kishin ardhur për pushime.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!