Një ngjarje aksidentale është shënuar në fshatin Torovicë të Lezhës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Nga të dhënat paraprake mësohet se vimtima Dod Marku po lëvizte me një mjet bujqësor zetor kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka mbetur poshtë tij.
Si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.


