Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

  • Jo 54%
  • Po 46%
Loading ... Loading ...
 

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

schedule18:47 - 29 Korrik, 2026

schedule 18:47 - 29 Korrik, 2026

TIRANË- Pasi del hapur kundër integrimit të vendit në Bashkimin Europian, partia demokratike tenton të bllokojë edhe marrëveshjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga bojkoti në Kuvend, tek Gjykata Kushtetuese, PD thotë se do nisë betejën për të bllokuar huanë amerikane prej 302 milionë dollarësh, marrëveshje, e cila do forcojë dhe modernizojë ushtrinë shqiptare.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Labinot Bislimi, u shpreh për emisionin “Tirana Live” se Partia Demokratike mund të kundërshtojë çështje mbi problemet e brendshme politike në Shqipëri, por nuk mund të kundërshtojë një marrëveshje me Shtete e Bashkuara të Amerikës.



“Nuk e di se cili është synimi i tyre, por është e qartë se këto pozicionime nuk i shërbejnë as Shqipërisë dhe as Kosovës.  Shqipëria nuk guxon në asnjë krah të vetin politik të renditet kundër aleatëve tanë, amerikanëve. Opozitën duhet ta bëjë në çështjet e brendshme shqiptare, jo kundër aleateve tanë dhe aq më tepër kur ka të bëjë me një marrëveshje, që është në rrafshin ushtarak”, theksoi ai.

Ai foli për protestat në Shqipëri, për të cilat tha se faktorë të huaj kanë si qëllim destabilizimin e vendit.

Sipas tij, në kohën kur në Kosovë ka krizë për formimin e institucioneve, në Shqipëri zhvillohen protesta, synimi i të cilave siç pohoi ai, duhet hetuar nga organet kompetente.

Më tej Bislimi tha se Sali Berisha, i cili duket i lodhur nga politika, ka nisur të mbështesë këto lëvizje, që sipas tij, janë në themel antiamerikane dhe antiperëndimore.

“Ndërhyrjet e huaja në Kosovë nuk janë në kohë e fundit, Kosova është bërë një rrafsh i posaçëm për ndërhyrjet e huaja qysh pas përfundimit të luftës. Kur në Kosovë ka krizë institucionale në Shqipëri ka protestë. Këto kanë për qëllim destabilizimin e vendit. Sali Berisha i lodhur nga politika dhe i frustruar me gjendje faktorit të opozitës, është duke rënë dhe duke u mbështetur në këto lëvizje antiamerikane dhe antiperëndimore. Në këtë pamundësinë e vet, ai po bëhet pjesë e këtyre grupeve, që së pari janë antiamerikan dhe së dyti janë antiperëndimore. Lufta jonë ndaj kësaj lufte hibride duhet të jetë më e madhe dhe nuk duhet t’i lëmë të na intimidojnë për bindjet tona perëndimore”, tha ai.

Në fund, Bislimi theksoi se Sali Berisha dhe Albin Kurti janë dy politikanë shqiptarë që përfaqësojnë mendësinë lindore, ndërsa shtoi se populli tashmë e ka kuptuar filozofinë e tyre dhe dalëngadalë po largohen prej tyre.

“Sali Berisha dhe Albin Kurti duket se përfaqësojnë më shumë lindjen, ndërsa shoqëria shqiptare po ndahet dalëngadalë nga këto dy figura”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!