Një nënë dhe 2 fëmijët e saj të mitur humbën jetën si pasojë e flakëve të zjarrit që përfshinë banesën ku ata ndodheshin.
Ngjarja tragjike u regjistrua në fshatin Domen të Shkodrës, ku 24-vjeçarja Blerina Çobaj dhe dy fëmijët e saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, Amar dhe Anuar Çelaj, kanë humbur jetën nga shpërthimi i dyshuar i një bombole artizanale gazi pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjes, e braktisur prej 20 vitesh.
Ngjarja ndodhi në lagjen Plisht të fshatit Domen, në njësinë administrative Postribë. Sipas burimeve të policisë, familja kishte ardhur më 15 korrik nga Gjermania për pushime dhe ishte strehuar në shtëpinë e tyre në Golem të Shkodrës dhe dy ditë më parë kishte nisur pastrimin e banesës që u përfshi nga flakët.
Sot ata kishin shkuar sërish atje por babai i 24-vjeçares dhe bashkëshorti i viktimës, Besmir Çelaj 35 vjeç janë larguar drejt qendrës së fshatit për disa blerje, ndërsa Blerina Çobaj ka mbetur në banesë me dy fëmijët.
Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se pikërisht në këtë moment ka ndodhur tragjedia. Gruaja ka ndezur bombolën 5 litroshe të gazit e cila ka shpërthyer menjëherë duke i marrë jetën asaj dhe fëmijëve. Si pasojë e presionit të lartë ka rënë edhe çatia e banesës duke i zënë nën të.
2 makina zjarrfikëse kanë shkuar deri në fund të rrugës dhe më pas zjarrfikësit kanë ecur në këmbë për 30-40 minuta për të mbërritur në vendngjarje, aty ku kanë zbuluar një e nga një trupat e pajetë nga flakët.
Teksa sipas burimeve për abc neës jashtë ambienteve të banesës është gjetur dhe një shishe me benzinë por grupi hetimor po p[unon për zbardhjen e rrethanavbe të plota të ngjasrjes.


