Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Përfshihet nga flakët ferma në Patos/ Dëme materiale dhe humbje në bagëti

schedule18:14 - 28 Korrik, 2026

schedule 18:14 - 28 Korrik, 2026

Një zjarr i madh ka shkatërruar një fermë blegtorie në Patos, me dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti.

Flakët shpërthyen në mesdite dhe u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe prania e sasive të mëdha të ushqimit për bagëtitë. Fermerët dhe banorët e zonës ishin të parët që nisën të shuanin flakët për të shpëtuar gjënë e gjallë deri në mbërritjen e  zjarrfikësve të Patosit.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe rrezikut të përhapjes së flakëve, në ndihmë u angazhuan edhe zjarrfikësit e Fierit. Pas disa orësh pune intensive, ekipet arritën ta vinin zjarrin nën kontroll dhe të shmangnin përhapjen e tij në objektet përreth.



Bilanci paraprak është mbi 10 krerë bagëti të djegura dhe  sasi të mëdha ushqimi për bagëtitë, makineri bujqësore dhe stalla e fermës.

Në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!