Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vodhi Kuvendin, Agron Shehaj jashtë/ Vendimi i sekretariatit hyn në fuqi në shtator, PS do e referojë në SPAK

schedule10:29 - 28 Korrik, 2026

schedule 10:29 - 28 Korrik, 2026

Kuvendi vendos të referojë në SPAK, Agron Shehajn për vjedhje dikumentesh dhe nxjerrje të informacionit të klasifikuar si deputet.

Sekretariati për Procedurat dhe Etikës pranoi kërkesën e PS për të referuar në SPAK, Shehajn si dhe për ta përjashtuar 60 ditë nga punimet e parlamentit. Me rregulloren e re, në rast ankimimi, vendimin e fundit do e ketë Byroja e Kuvendit.

Gjatë seancës së të hënës, Agron Shehaj, kryetar dhe deputet i Partisë Mundësia, shkeli konfidencialitetin duke rrëmbyer një kopje të dokumentit të klasifikuar secret të marrëveshjes Shqipëri-SHBA për një hua 302 milionë dollarë.



Shehaj hyri në dhomën e Sekretariatit, aty ku duhet të firmoste deklaratën e konfidencialitetit dhe të lexonte marrëveshjen, por vendosi ta rrëmbejë dhe të largohet me vrap.

Gjatë aktit të tij, është cënuar një punonjëse e Sekretariatit e cila ka rënë nga shkallët.

Tashmë Agron Shehaj referohet nga Kuvendi në SPAK për 4 vepra penale.

Përvetësimi ose marrja e paligjshme e informacionit të klasifikuar, duke qenë se dokumenti përmban informacion që mbrohet me ligj;

Vjedhja ose forma të tjera të përvetësimit të paligjshëm, për shkak të mënyrës së marrjes;

Grabitja sepse dokumenti është marrë me përdorim force ose kërcënimi ndaj personit që e mbante;

Pengimi i detyrës së funksionarit publik sepse forca është ushtruar ndaj një punonjësi publik gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas argumentimit të PS, dokumenti lidhet me sekretin shtetëror dhe në këtë rast mund të verifikohen edhe dispozita të posaçme për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, të cilat parashikojnë vepra më të rënda penale, sidomos kur veprimi cënon sigurinë kombëtare dhe personi i dyshuar mund të ketë synuar dorëzimin e këtij materiali aktorëve të tjerë.

Ky është rasti i dytë që Agron Shehaj bëhet një test për SPAK. Pas vilës në Itali, të cilën e bleu për 2.9 milionë euro dhe e shitit 5-fish, 15 milionë euro, nxjerrja e sekretit shtetëror kërkon hetim nga Prokuroria e Posaçme, e cila deri më tani është dukur tolerante ndaj deputetit Shehaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!